Sunday, 2024-05-19, 6:01 AM | Welcome Guest

MyDay

Main » 2012 » September » 3 » Pengesat e Domosdoshme ne Biznes
3:52 PM
Pengesat e Domosdoshme ne Biznes

Një gjë është e vërtetë ... çdo biznes i vogë ballafaqohet me disa pengesa gjatë veprimtaris. Të diturit se si të mbeteni të qetë, të sigurt, dhe të fortë gjatë kohëve të vështira dhe sfiduese, është jetike për suksesin tuaj si pronar i biznesit të vogël.

Ka shumë situata (pengesa) që mund të lindin në drejtimin e biznesit tuaj: Anulimi i porosive të klientëve, mungesa e fondeve të mjaftueshme për biznesin tuaj, mungesa e një partneri përkrahës apo anëtarëve të familjes, dhe shumë më faktorë tjerë.


Shumica e njerëzve, kur ndeshen me valën e parë të disa pengesave, priren të hedhin çdo gjë jashtë bordit dhe  të SHUHEN. Ata janë të gatshëm ti ngrehin duart lartë dhe të dorëzohen që në shenjat e para të dështimit. Është fakt që secili biznes në një mënyrë apo tjetër do të kalojë nëpër disa bariera.

Qështa është se çfar duhet të bëni ju kur të ballafaqoheni me këto bariera? Gjëja e parë e cila duhet të bëni është të besoni fuqishëm në aftësit tuaja për të menjanuar apo eliminuar fare pengesën që ju është paraqitur. Mos u shqetsoni tejmase dhe merreni atë si një mësim, si një eksperiencë për ju dhe biznesin tuaj.

Hapi tjetër do të ishte të mbani qëndrim pozitiv gjatë tërë kohës. Ja se si duhet të veproni. Merrni një libër apo CD të mirë motivuese. Kjo mund t’ju sjellë akoma më shumë inkurajim se sa mund të mendoni në kohët tuaja të vështira. Madje nëse keni mundësi hulumtoni disa nga faqet e shumta me karakter motivues apo inkurues në internet dhe abonohuni ne buletinin javor apo ditor. Kështu ju do të keni mundësi të pranoni çdo ditë apo çdo javë shkrime, video ose audio programe inkurajuese për ju. Kështu mund ti referoheni atyre materialeve sa herë që ju nevoiten.

Asnjë herë mos harroni se pengesat janë mësime të domosdoshme të cilat duhet ti mësoni herët apo vonë, janë eksperienca të domosdoshme për ju dhe kompanin tuaj. Ato duhet t’ju ndihmojnë që të ecni përpara dhe të mësoni shumë gjëra nga to.

Një ndër mënyrat më të mirë të lirimit nga stresi I pengesave është që të relaksoheni dhe të shpenzoni ca kohë në vetmi. Bëni një shëtitje, një vozitje, shiqoni ndonjë film ose thjesht shtriuni në kanape për ca kohë. Heqja e mendjes nga shqetësimet për disa orë, do t’ju mundësoj kthimin tek problem, të përqëndroheni dhe të zgjidhni atë.

Sigurisht që keni ëndra dhe caqe të caktuara për biznesin tuaj, Një njeri me vizion dhe një cak të caktuar gjithmonë duhet të ketë ëndrrën dhe cakun e tij para syve gjatë tërë kohës. Duhet ti mbajë gjallë ëndrat e tij në zemrën e tij, sepse ndryshe shumë shpejt ato do të shuhen dhe do të zdhuken.

Ndërsa barierat mund të na rrënojnë emocionet dhe rutinën tonë të përditshme, ato gjithashtu na shtyejnë të bëjmë vlerësime dhe të kuptojmë se çfar funksioni dhe çfar  jo në biznesin tonë.

Si përfundim, ju duhet të kutoni një gjë, secili ndërmarrës apo biznes në një pikë të caktuar do të të ketë pengesa dhe bariera gjatë rrugës. Mëso nga ato. Shih nga këndet e ndryshme dhe vazhdo më tutje. Nëese ju nevoitet kohë, mos kurseni. Kjo do t’ju ri-ndryshojnë emocionet tuaja në drejtim të marrjes së vendimeve të më mira në jetën tuaj të biznesit.

Rreth Autorit:

John McCaskill është pronar i www.online-biz-possibilities.com Sajti i tij është i frekuentuar nga njerëz të cilët janë të interesuar të gjejnë punë online ose punë të cilat mund ti kryejnë nga shtëpia.

Category: Business Start Up | Views: 949 | Added by: KosovaLee | Tags: biznes, pengesat | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Site menu
Section categories
Business Start Up [2]
New articles to come soon...
Our poll
Rate my site
Total of answers: 9
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Login form
Calendar
«  September 2012  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30
Search
Entries archive
Site friends
  • Create a free website
  • Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits