Sunday, 2024-05-19, 2:57 AM | Welcome Guest

MyDay

Main » 2012 » September » 3 » Filloni një biznes për shërbime
3:46 PM
Filloni një biznes për shërbime

Çdo kush posedon talente të ndryshme, njohuri dhe eksperincë dhe çdo kush ka mundësi që ti shëndrroj këto vlera në në një biznes të shkëlqyeshëm.

Kush mund të shes shërbime? Përgjigjja është e thjeshtë – cili do dhe të gjithë. Secili prej nesh është I kualifikuar sepse secili prej nesh ka talente, njohuri ose eksperiencë për të cilat vlera njerëzit janë të gatshëm të paguajn në formë të shërbimit; ose janë të gatshëm për t’ju paguar në mënyrë që t’ju mësoni aftësit apo njohurit e juaja. Shitja e shërbimeve nuk njeh kufi secili njeri me nevojë apo dëshirë për të fituar ca ekstra para, ai I cili punon nga shtëpia, ose e nisë dhe operon një biznes me orar të plotë, pamvarësisht nga mosha, ekperienca në biznes, niveli I edukimit apo resurseve financiare mund ta bëjë një gjë të tillë.

Cilat janë avantazhet e shitjes së shërbimeve?

Ekzistojnë shumë avantashe të cilat janë të lidhura me nisjen e biznesit tuaj për të shitur shërbimet. Ndoshta avantazhi më I madh është të qenit bos I vetëvetes, të merrni në kontroll të ardhmen tuaj, dhe në njëfarë mënyre të bëheni mjeshttri I aspiratave tuaja.

Unë personalisht kam qenë I vetëpunësuar tash e disa vite, dhe për mua vlera e vetë-punësimit është liria dhe pamvarësia të cilat nuk janë shumë vështirë të arrihen derisa jeni duke punuar për të tjerët.

Vetë-operimi I biznesit tuaj gjithashtu ju jep potencialin e duhur për të fituar më shumë para, në disa raste dy herë, në disa raste pesë madje në disa raste edhe dhjetë herë më shumë se sa fitimet tuaja aktuale. Pse? Duplikim I thjeshtë. Kur ju jeni duke punuar për dikë tjetër atëherë jeni të vetëm dhe posedoni vetëm disa orë punë në ditë përkundër një page të caktuar në bazë të orarit dhe punës. Kur të operoni në biznesin tuaj ju keni mundësi të duplikoni vetëveten duke punësuar punëtorë dhe shitës për të rritur shumat e fitimit; ju keni mundësin të rritni numrin e klinetëve dhe të gjeni edhe të tjerë të ngjajshëm për të blerë shërbimet tuaja; dhe mund ta duplikoni modelin tuaj të bizensit dhe të hapeni në hapsira të reja gjeografike për ti shërbyer më shumë klientëve dhe të fitoni më shumë. Të gjitha këto janë ato të cilat nuk mund ti bëni derisa jeni duke punuar për dikë tjetër, por edhe nëse I bëni gjasat janë se nga këto punë do të përfitoj shumë më tepër bosi juaj se sa ju.

Kapitalizoni në aftësitë tuaja

Mos u brengosni shumë nëse nuk ju mungon aftësia për biznes dhe eksperienca në fusha të atilla sikurse menaxhimi I kohës, kontaktimi me njerëz, negociatat, mbajtja e librave dhe aftësia për të krijuar marketing efektiv. Pa dyshim se këto janë aftësi shumë të rëndësishme që duhet ti keni. Mirëpo, këto gjithashtu janë aftësi të cilat mund të praktikohen, mund të mësohen dhe madje të specializohen. Ajo që është më me rëndësi është se "Çcfar aftësi ju posedoni të cilat mund të shiten si shërbim?” Secila aftësi që ju mund të keni mund të jetë aseti juaj më I mirë dhe më I çmuar për treg. Ta zëmë se jeni të aftë të organizoni mbrëmje gazmore sikurse parti, bankete, dasma etj. Kjo është një aftësi për të cilën njerëzit janë të gatshëm t’ju paguajn; nëse dini ti bini mirë kitarës apo pianos, atëherë gjithmonë do të ketë njerëz të cilët do të jenë të gatshëm për t’ju pagura për ti mësuar se si të ekzekutojnë. Nëse dini se si të shitni produktet  dhe shërbimet përmes internetit edhe kjo poashtu është një aftësi për të cilët njerëzit janë të gatshëm t’ju paguajnë për konsulent të marketingut. Të gjitha këto dhe shumë të tjera të cilat mund t’ju kujtohen janë aftësi të cilat njerëzit paguajnë për të performuar ose për ti mësuar  ata se si të mësojnë.

Secili njeri ka një ose më shumë talente, ndërsa njerëzit tjerë janë të gatshëm të pagujanë për  t’ju ofruar në formë shërbimi, ose ti mësojnë. Megjithatë, shumë njerëz kanë tendenca për të nënvlerësuar të vërtetën e aftësive dhe eksperiencës së tyre. Duhet të mbani mend se diçka që mund t’ju duket juve e natyrshme mund të mos duket për të tjerët. Kështu ju mund të mendoni se njohurit tuaja dhe eksperienca juaj ka vlerë të vogël, por nëse dikush dëshiron apo ka nevojë për të mësuar rreth asaj njohurie, atëherë ka vlerë të madhe.

Shitja e shërbimeve Part Time

Opcioni I parë është të filloni shitjen e shërbimeve në baza part-time (gjysëm-orarë), e cila është ide e mirë sepse ndihmon në eliminimin e rezikut duke I limituar investimet financiare. Ju mundëson të provoni të notoni në ujëra të cekëta duke ju bërë të kuptoni drejt nëse të vetë-punësuarit është diçka e cila ju pëlqen dhe që dëshironi apo jo të vazhdoni më tutje. Nëse çdo gjë shkon në rregull, atëherë mund të vendosni barteni nga puna juaja aktuale duke I dedikuar gjithnjë e më shumë kohë ndërmarrjes tuaj dhe duke e zvogëluar kohën në punën aktuale deri atëherë kur biznesi juaj I ri arrinë në baza të plota, pra në orar të plotë. Ekzistojnë avantazhe të shumta për të filluar me orarë të përgjysmuar duke përfshirë edhe mos ndërprerjen rrjedhës së të ardhurave, dhe shfrytëzimit të beneficioneve të punëtorit të zakonshëm. Nëse në fund të fundit mendoni se ju nuk jeni personi personi I duhur për të qenë bos, athëherë ju keni rrezikuar pakë dhe akoma e keni në dorë punën aktuale.

Sigurisht, nëse ambiciet tuaja janë thjeshtë për të përfituar ca të ardhura ekstra dhe për të paguar me rregull obligimet e qeras dhe obligimet tjera, të shkolloheni me vetëfinancim, apo të paguani me rregull pagesat e kredit kartelës, atëherë shitja e shërbimeve me orar të përgjysmuar është zgjedhja më e mirë. Është shumë me rëndësi të bëni atë që dëshironi të bëni në të vërtetë dhe të bëni atë punë e cila më së miri përputhet me nevojat tuaja personale. Nëse shitja e shërbimeve part-time funksionon për ju atëherë mos ngurroni.

Shitja e shërbimeve full time

Ju gjithësesi mund të kërceni me të dy këmbët dhe të nisni biznesin e juaj të ri të shitjes së shërbimeve me orarë të plotë. Ky opcion mund t’I konvenoj njerëzve të cilët janë aktualisht të papunë dhe njerëzit që kanë besim në vete për të qenë bos I vetëvetës. Nuk ka asgjë të keqe për të filluar një punë me orarë të plotë, sidomos kur të mendoni për kohën e cila nevoitet për të bërë hulumtimin e punës, industrinë dhe tregun.  Ju gjithashtu duhet të zhvilloni planin e biznesit dhe atë të marketingut dhe të merrni financimet e nevojshme për të filluar biznesin dhe të paguani vetë derisa ato pagesa të shëndrrohen në profit.

E keqja më e madhe e të nisurit me orarë të plotë është rreziku. Nëse kërceni në anije dhe e braktisni punën, ju po rrezikoni beneficionet e një punëtori dhe nuk do të keni ndonjë garanc të të ardhurave të rrjedhshme. Ana tjetër e mirë e punës me orarë të plotë janë shpërblimet potenciale, duke I përfshirë këtu mundësitë për të fituar më shumë para sesa fitoni në punën tuaj aktuale dhe të merrni nën kontroll të ardhmen tuaj. Vendimi juaj për të operuar biznesin tuaj në baza të plota ëshë shumë e mvarur prej shumës financiare që e keni, prej vlerësimit tuaj ndërmjet rrezikut dhe shpërblimit, dhe në bazë të qëllimeve dhe objektivave për të ardhmen tuaj. Kapërcimi në full-time do të jetë e mirë për ndërmarrës të vërtetë, për njerëz të cilët paraprakisht preferojnë të ndriqojnë rrugën se sat ë mbesin në vagonin e fundit të trenit.

Shitja e shërbimeve në sezonë

Një opcion tjetër është të iniconi një biznes sezonal të shitjes së shërbimeve, e cila mund të operohet ose me orarë të plotë ose me gjysëm orarë. Mirëpo, shumica janë të drejtuara me orarë të plotë në mënyrë që të maksimalizojnë profitet Brenda një përiudhe të shkurtër kohore. Shembujt për punët sezonale mund të jenë heqja e borës dimrit, rregullimi I parqeve verës, përgatitja e taksave të të ardhurave në pranverë, apo si agjent turistik për pushime verore etj. Pra, njësoj sikurse çdo biznes I cili mund të drejtohet në sesonë, vetëm se disa mund të jenë akoma më të përshtatshme se tjerat.

Një aventurë sezonale mund të jetë tërëheqëse për njerëz të cilët kërkojnë mundësi për të mbledhur para të mjaftueshme sa për të dalë në shëtitjen vjetore, për të paguar për edukim, apo për të punuar një punë tjetër në sezonën tjetër. Simbas mijëra njerëzve të cilët janë duke e drejtuar biznese sezonale të drejtuarit e një biznesi në vetëm një pjesë të vitit është një mundësi e shkëlqyer për të fituar një jetë të mirë. E keqja kryesore e të bërit biznes sezonal ëshë se nuk mund të bëni marketing për biznesin tuaj derisa nuk jeni duke vepruar në pjesën e mbetur të vitit. Nëse harxhoni para dhe kohë për të promovuar biznesin tuaj I cili do të mbyllet në fund të sezonës atëherë kjo do ti ndihmoj vetëm konkurencës tuaj të cilët punojnë tërë vitin dhe kështu do të rrezikoni klientët tuaj potencial dhe ata aktual. Rikthimi I këtyre klientëve mund të jetë tepër e vështirë kur të keni rihapur punën në sezonën e re.

Kompabiliteti financiar

Para se të vendosni për të nisur një biznes të shitjes së shërbimeve, duhet ti merrni në konsideratë dy qështje të cilat kanë lidhshmëri me financa, ndërsa ato janë shuma e të ardhurave dhe paratë e investimit. Fillimisht, para se të vendosni se çfarë llojë shërbimi të shitni, ju duhet të vendosni se sa dëshironi të fitoni dhe se sa para ju duhet të fitoni. Le të themi përshembull se ju nevoitet të fitoni 75.000 dollarë në vitë që të mund ti paguani shpenzimet tuaja, atëherë ka pak sesns shërbimi I shëtitjes së kafshëve shtëpike si p.sh shëtitja e qenve. Sigurisht ka shumë pak njerëz që shëtisin qenin dhe që fitojnë aq. Pra kjo nuk paraqet një parashikim realist.  Sa para dëshironi  të fitoni tregon se sa ambicioz jeni ju? Po e përsëris, ju duhet të jeni realist dhe relativisht I sigurt se shërbimi të cilin e keni zgjedhur për të shitur e posedon apo jo potencialin e gjenerimit të të ardhurave të cilat janë të mjaftueshme për të jetuar jetën. Dhe a ekzistojnë gjasat për të arritur qëllimet tuaja financiare në afate të gjata.

Qështja tjetër e madhe e kompabilitetit financiar e cila ndikon në vendimin tuaj në lidhje me atë se çfarë biznesi të nisni apo të bleni është shuma e parave të nevojitura për të nisur apo blerë atë biznes. Nuk duhet të koncentroheni vetëm në paratë të cilat ju nevoiten për të filluar rrotullimin e biznesit, por duhet ti merrni në konsideratë edhe të hollat ekstra të cilat do të nevoiten për të përballuar shpenzimet e operacioneve të përditshme deri në atë ditë kur biznesi juaj fillon të paraqesë rezultate pozitive të cash flout. Kjo mund të marrë javë të tëra, muaj apo ndoshta edhe një vitë të tërë.

Përgjithësisht kompabiliteti financiar është e rëndësishme kur të nisni biznesin dhe kur të vendosni se çfar biznesi të bëni. Nëse nuk keni mundësi të ofroni kompabilitetin e duhur për të nisur biznesin dhe nuk keni burime financiare për të paguar shpenzimet operacionale dhe pagesat tuaja derisa të zbërthehet biznesi juaj në profit, atëherë ndoshta do të duhej që të shqyrtoni opcione alternative, sikurse që është startimi i punës me gjysëm orar, të zgjedhni një biznes tjetër për të nisur, ose të pritni derisa të keni në dorë shumën e nevojitur të parave për të filluar.

Gjetja e përputhshmëris

Edhe ju vetë duhet të jeni të përshtatshëm për të filluar dhe operuar biznesin dhe shërbimet të cilat mendoni t’ju ofroni të tjerëve. Ju dhe biznesi juaj duhet të jetë në përputhshmëri ideale.  Ju  mund të keni një interesim madje edhe eksperiencë në një biznes specifik apo në ofrimin e vlerave të caktuara të një shërbimi, por kjo nuk do të thotë se keni një përputhshmëri ideale. Më poshtë kemi përcaktuar disa pika të cilat duhet ti keni parasysh gjatë kërkimit të përputhshmëris ideale në biznes.

·         A i keni burimet financiare për të filluar ose blerë biznesin, a keni para të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet operative ditore derisa të biznesi të fillojë të shëndrrohet në profit? Nëse jo atëherë ndoshta ai biznes nuk është në përputhshmëri me ju dhe ndoshta do të duhej të merrni në konsideratë alternativat.

·         A e posedon biznesi juaj potencialin e duhur për të gjeneruar të ardhurat e nevojshme për të përballuar shpenzimet tuaja personale, a e posedon gjithashtu potoncialin e përfitimit të shumës tuaj të dëshiruar? Kjo është shumë me rëndësi sepse nëse nuk jeni në gjendje të paguani faturat tuaja personale, ju do të futeni shumë shpejt në telashe. Dhe nëse pas një kohe nuk mund të fitoni shumën e kërkuar, atëherë ju do ta humbni interesin tuaj në atë biznes.

·         A jeni fizikisht mjaft i shëndoshë për të përballuar lodhjen fizike të fillimit dhe vazhdimit të atij biznes? Nëse jo atëherë ju do të detyroheni të punësoni njerëz kompetent për atë punë, gjë që do të jetë problematike nëse të ardhurat e biznesit nuk janë të mjaftueshme për të përballuar edhe menaxhimin edhe pagesat e punëtorëve.

·         A keni eksperiencë të majftuesshme apo jo në këtë llojë biznesi apo shërbimi, dhe a keni aftësi të dalluara të cilat mund të shrytëzohen në këtë biznes? Ju mund të përfitoni eksperiencë dhe njohuri në atë punë por aftësit të cilat menjëherë mund të shfrytëzohen dhe kaptializohen janë të vlerës së jashtëzakonshme.

·         A nevojitet ndonjë çertifikatë apo edukim I detyruar për të filluar dhe operuar biznesin e caktuar, dhe nëse po a janë në dispozicion?  Gjeni shpenzimet paraprake të cilat lidhen me këto, si mund të merren dhe sa kohë duhet shpenzuar për ti marrë këto çertifikata. Çdo gjë që bëhet duhet të bëhen mirë dhe drejtë.

·         A do t’ju pëlqejë puna e operimit të biznesit, dhe I përputhet me personalitetin dhe me nivelin e matures tuaj apo jo. Kjo është shumë me rëndësi. Nëse mendoni se nuk do t’ju pëlqejë, atëherë mos e nisni fare. Pra mos harroni, humbja e interesit në një biznes pothuajse e njejtë sikur puthja e vdekjes. Nuk keni mundësi të qëndrroni të motivuar dhe të zgjëroni spektrin tuaj nëse nuk ju pëlqen ajo çfarë e bëni.

James Stephenson në librat e tij I ka kushtuar pesëmbëdhjet vitet e tij në biznese të vogla, në marketing, dhe eksperiencën e shitjes. Ai ka nisur dhe ka operuar një numër të madhë të bizneseve shtëpiake të suksesshme dhe është autor I librave shumë të kërkuara si "Ultimate Start-Up Directory dhe "Ultimate Small Business Marketing Guide” sikurse edhe libri titulluar "202 Series”. James operon firmën konsultative për biznese të vogla "Stephenson & Stephenson” e cila ju ofron pronarëve të firmave të vogla kreativitet, dhe zgjedhje të marketingut të bazuara në rrezultate.

Category: Business Start Up | Views: 811 | Added by: KosovaLee | Tags: MARKETING, startup, biznes | Rating: 5.0/2
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Site menu
Section categories
Business Start Up [2]
New articles to come soon...
Our poll
Rate my site
Total of answers: 9
Statistics

Total online: 2
Guests: 2
Users: 0
Login form
Calendar
«  September 2012  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30
Search
Entries archive
Site friends
  • Create a free website
  • Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits